Çelzi dhe Arsenali barazuan pa gola në super ndeshjen e javës së 5-të në Premierligën angleze. Derbi i Londrës ka dhuruar spektakël, por asnjë nga skuadrat nuk kanë mundur që të gjejnë rrugën e rrjetës.
Në fakt “topçinjtë” shënuan në minutën e 75-të me anë të futbollistit shqiptarë, Shkodran Mustafi, i cili realizoi pas një goditje dënimi, por goli i gostivarasit u anulua për shkak të një pozicioni të dukshëm jashtë loje.
Ndeshja ishte shumë e tensionuar, teksa në minutën e 87-të David Luiz për shkak artonit të dytë të verdhë duheshe që të braktis fushën.
Çelzi pas këtij barazimi, që ishte i treti ndaj Arsenalit nën udhëheqjen e Antonio Konte, ngjitet në vendin e tretë me 10 pikë, po aq sa ka edhe Mançester Junajtedi, me këta të fundit që duhet zhvilluar ndeshjen ndaj Evertonit, ndërkohë që Arsenali i Mustafit dhe Granit Xhakës pozicionohet në vendin e 12-të me 7 pikë.