Lajme jo të mira për sulmuesin e ri të Barcelonës, Usmane Dembele, i cili në fundin e merkatos së verës u transferua në “Kamp Nou” nga rradhët e Borusia Dortmundit.
Ylli francez u detyrua ndeshjen e djeshme ndaj Getafe të lintë fushën në minutën e 25-të.
Mëngjesin e sotëm, lojtari i është nënshtruar testeve mjekësore pranë klubit, të cilët kanë vlerësuar gjendjen e tij.
Siç shkruan “Mundo Deportivo”, 19-vjeçari ka pësuar një dëmtim në kofshën e majtë dhe i duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta nga 3 deri në 4 muaj.
Javën e ardhshme futbollisti do të shkojë drejt Finalndës ku do të jetë në përgjegjësi të Dr. Sakari Orava, special i këtij lloj dëmtimi.
Dembele siç raportojnë mediat iberike ka pësuar thyrje të tendinit të bicepsit femor të kofshës së majtë.