Roma pa shumë probleme ndaj Veronës (VIDEO)

Roma pa shumë probleme ka sënuar fitore në ndeshjen e fundit të së shtunës në kuadër të javës së tretë në elitën e futbollit italian, pasi sonte në “Olimpiko” me rezultatin 3:0 mundi Veronën, shkruan “infOSport.mk”.

Punën e “verdhekuqve” e lehtësoi edhe kartoni i kuq i futbollistit mysafir, Souprayen në minutën e 66-të.

Roma golin e parë e realizoi në minutën e 22-të me anë të belgut, Raxha Naingolan, i cili mjaft mirë shfrytëzoi asistin e El Sharavit.

Në minutën e 34-të të besuarit e Di Françeskos gjetën edhe golin e dytë me anë të bohsnjakut, Edin Xheko, i cili me kokë shënoi për 2:0.

Qendërsulmuesi i “verdhekuqve”  shënoi edhe golin e tretë në minutën e 61-të, duke i dhënë goditjen e nokautit Veronës që regjistroi humbjen e dytë në Serie A.

Në anën tjetër për Romën ishte kjo fitorja e dytë, që e ngjet këtë skuadër përkohësisht në vendin e shtatë me 6 pikë të tubuara.

Leave a Reply