Bajerni i Mynihut rikthehet në rrugën e fitoreve në Bundesligë. Kampionët e Gjermanisë kanë fituar thellë 4:0 ndaj Majncit në një ndeshje të dominuar gjatë gjithë 90 minutave.
Tomas Myler hapi serinë e golave që në minutën e 11-të, për ta vazhduar atë holandezi Arjen Roben me një gol tjetër të shënuar në minutën e 23-të, teksa dy golat tjerë të shënuar gjatë pjesës së dytë mbajnë firmën e sulmuesit polak, Robert Levandovski.
Për këtë të fundit ishte kjo ndeshja e tij e 100-të me fanellën e Bajernit të Munihut, për të cilën skuadër ka të shënuar edhe 82 gola.
Fitore në kuadër të javës së katërt në ndeshjet e së shtunës regjistruan edhe Shalke dhe Shtutgarti, teksa Ajntrahti i Frankfurtit u mund në teren vendas nga Augsburgu.
Bundesliga, Java IV |
||
Bayern | 4 – 0 | Mainz |
E. Frankfurt | 1 – 2 | Augsburg |
Stuttgart | 1 – 0 | Wolfsburg |
W. Bremen | 1 – 2 | Schalke |
RB Leipzig | 18:30h | B. Monchengladbach |