
Edhe pse luan për kombëtaren e Zvicrës, mesfushori strugan Pajtim Kasami asnjëherë nuk e ka fshehur krenarinë për origjinën e tij shqiptare.
Pas festimit me shqiponjë ne mes të Greqisë kur ishte pjesë e Olimpiakosit, 25-vjeçari ka goditur sërish por kësaj here nga Zvicra.
Para pak kohësh ai firmosi me Sionin e Paolo Tramexanit dhe siç e kërkon tradita futbollistët e rinj duhet të këndojnë një këngë përpara shokëve të skuadrës. Një moment ky sa interesant aq edhe gazmor.
Kasami i befasoi të gjithë me këngën e përzgjedhur për tu prezantuar, teksa këndoi këngën e famshme shqiptare “Xhamadani vija-vija”.
Videoja u postua në Instagram nga mbrojtësi i Kombëtares, Ermir Lenjani, i cili gjithashtu këtë verë u bë pjesë e Sionit, bashkë edhe me Burim Kukelin.