Studeniçani i Shkupit vazhdon të ruajë traditën shumëvjeçare, pasi për të shtatin vit me rradhë organizon turneun tradiconal të mundjes tradicionale, i njohur në opinion më shumë si pehlivanë. Shoqata qytetare për Arsim, Kulturë dhe Sport “AKSI” në bashkëpunim me Ministrinë e Maqedonisë për Kulturë dhe shoqatën turke “TIKA” përmes një konference për shtyp kanë njoftuar se gjithçka është gati për startin e manifestimit ndërkombëtar kulturoro-sportiv në mundje tradicionale.
“Në muajt e fundit kishim përgatitje intenzive për këtë eviniment. Për të cilën kontribut të madh dhanë edhe përfaqësuesit e lartë dhe kordinatorët e konfederatës botërore për entosport si dhe organizata jonë e federative të ballkanit. Gjithashtu most ë harrojmë edhe mbështetjen e shoqatës TIKA se bashku me Ministrinë e Kulturës së Maqedonië. Ndërkohë ne jemi shumë të kënaqur që jemi pjesë e këtij manifestimi në bashkëpunim me shoqatën AKSI”, ka thënë kryetari i Organizatës së Federatave të Ballkanit, Rexhep Varol.
“Mundja tradicionale dhe ndeshjet tradicionale të këtij sporti që do të kemi rastin t’i përcjellim nesër janë pjesë e rëndësishme e konfederatës sonë. Qëllimi jonë kryesor është që këtë traditë të mundjes ta ruajmë dhe ta lëmë trashigimi tek brezat e ri që kjo të vazhdojë edhe gjatë viteve në vijim”, është shprehur nënkryetari i Konfederatës Botërore për Entosport.
Ky manifestim që do të kete formatin e turneut në pjesën garuese do të mbahet në qendrën rekreative të Studeniçanit, ndërsa do të marrin pjesë mbi 100 mundës-pehlivanë nga vendi, Shqipëria, Kosova, Turqia dhe Greqia. Ashtu si në 6-të edicionet paraprake edhe tani përveç dueleve ndërmjet pehlivanëve në program do të ketë edhe valle dhe këngë të ndryshme folklorike.
“Gjithashtu ne këtij festivali i kemi dhënë edhe karrakter kulturor, ku marrin pjesë dhe shoqërite kulturo artistike që prezantojnë vallet dhe këngët e vjetra të të gjitha nacionaliteteve që jetojnë në Maqedoni”, ka thënë kryetari i shoqatës AKSI, Afet Jashari.
Kujtojmë që fitues i turneut tradicional për pehlivana në vitin e kaluar ishte Muhamed Vejseli, ndërsa tani më ky event është gati të mësojë emrin e fituesit të edicionit të vitit 2017, i cili do të startojë të dielën në Studeniçan në orën 10:00, ndërsa garat finale pritet të zhvillohen pas dite kur edhe do të organizohet edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve dhe mbyllja e turneut. (SHENJA)