Andrea Konti ka operuar me sukses ligamentin e gjurit të majtë, i cili do ta lerë jashtë fushave të gjelbra për më shumë se gjashtë muaj
Mbrojtësi i Milanit, Andrea Konti ka këputur ligamentin e gjurit të majtë, i cili do ta mbajë jashtë fushave të gjelbra për një kohë të gjatë.
Futbollisti që sot është operuar me sukses, premton se do të kthehet edhe më i fortë.
“Operacioni ka shkuar në mënyrë perfektë. Ne po fillojmë nga këtu, nga ky shtrat, me fizioterapi, me dëshirën që kurrë të mos dorëzohem, me buzëqeshje gjithmonë dhe më dëshirën që të kthehem sërish në fushë, jo si përpara, por edhe më i fortë, sepse ky incident nuk më ndal”, ka shkruar Konti në Facebook.