Interi vazhdon të jetë i pagabueshëm në elitën e futbollit italian. 4 ndeshje 4 fitore për skuadrën e Luçiano Spaletit në këtë fillim sezoni në “Serie A”, skuadër kjo e cila sot në transfertë me rezultatin 2:0 mundi Krotonen, shkruan “infOSport.mk”.
Gjithçka interesante në këtë ndeshje sa u përket golave të shënuar ndodhi në 10 minutat e takimit, kur “neroaxurrët” shënuan të dy golat. Fillimisht mbrojtësi Shkriniar në minutën e 82-të shënoi për 1:0, teksa kroati Ivan Perishiç në minutat shtesë të takimit shënoi edhe golin e nokautit për skuadrën vendase, te e cila skuadër që nga minuta e parë luajti edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Arlind Ajeti, i cili për shkak të lëndimit në minutën e 66-të braktisi fushën.
Ndryshe për Interin ishte kjo fitorja e katërt, duke bërë që me 12 pikë të kryesojë renditjen tabelare në Serie A.