Struga Trim Lum dhe Gostivari ndahen miqësisht

Struga Trim Lum dhe Gostivari janë ndarë me barazim 1:1 në ndeshjen e javës së tretë në Ligën e Dytë Perëndim, shkruan “infOSport.mk”. Në një ndeshje tipike kampionale, ku vendasit ishin më kërkues në fund të dyja skuadrat duheshe të pajtohen me ndarjen e pikëve.

Struga Trim Lum shënoi gol vetëm pas 8 minutave lojë me anë të sulmuesit Blagojçe Glavevski, teksa Gostivari deri tek barazimi arriti vetëm në pjesën e dytë, më saktësisht në minutën e 68-të me anë të sulmuesit, Boban Mariq.

Për Struga Trim Lum ishte ky barazimi i dytë, teksa për Gostivarin vetëm barazimi i parë. Megjithatë edhe përkundër këtij fakti skuadra e trajnerit Mensur Jakupi vazhdon të kryesojë tabelën e klasifikimit me 7 pikë, një më shumë se Vëllazërimi i pozitës së dytë, që sot me rezultatin 2:0 mundi Zajazin në derbin kërçovarë, teksa Struga Trim Lum tashmë ndodhet në pozitën e tretë me 5 pikë të tubuara.

EuroMilku edhe përkundër disavantazhit që kishte në fund shënoi fitore ndaj Teteksit në transfertë me rezultatin 2:1, teksa dy ndeshjet tjera të kësaj jave në Ligën e Dytë Perëndim midis Novacit dhe Lokomotivës si dhe ajo midis Makedonija Gj.P. dhe Labunishtës u mbyllën me barazime identike, 1:1.

 

LDFM – Perëndim, Java III

Struga Trim & Lum 1 – 1 KF Gostivari
Novaci 1 – 1 Lokomotiva
Vëllazërimi 2 – 0 Zajazi
Teteksi 1 – 2 EuroMilku
Makedonija Gj.P 1 – 1 Labunishta

Leave a Reply