Viteses nuk i mjafton super Rashica ndaj Lacios (VIDEO)

Skuadra e Thomas  Strakoshës, Lacio regjistroi një fitore të madhe në Holandë ndaj Viteses së Milot  Rashicës, i cili ishte ndër futbollistët më të mirë te skuadra e tij, duke asistuar në të dy golat e shënuar në disfatën 2:3  nga skuadra e njohur italiane, shkruan “infOSport.mk”.

Rashica asistoi për slovenin Matavz që kaloi në epërsi vendasit në minutën e 33-të.

Lacio barazoi rezultatin në pjesën e dytë kur ishin mbushur 51’ minuta me mesfushorin Parolo, por gëzimi nuk zgjati shumë sepse vendasit kaluan sërish në epërsi.

Në minutën e 57-të, Linssen dyfishoi rezultatin për Vitese pas pasimit të sulmuesit të krahut të kombëtares kosovare, i cili edhe njëherë tjetër dëshmoi cilësitë e tij të larta që posedon ky super talent, që një kohë të gjatë po ndiqet nga Lacio, skuadër kjo që në këtë ndeshje vinte me një moral të lartë pas asaj fitore të madhe ndaj Milanit në fundjavë në “Serie A”, dhe nuk u dorëzua duke gjetur forca për të shënuar dhe dy gola të tjerë me anë të sulmueist të saj më në formë, Immobile 67’ dhe Murxhia 75’.

Me këtë fitore lacialët renditen në vend të dytë në Grupin “K”, pasi në krye qëndron skuadra franceze e Nicës që fitoi me rezultatin e thellë 5:1 ndaj belgëve të Zulte Varegem.

Plea (16’, 20’), Dante (28’), Saint-Maximin (69’) dhe Balotelli (74’) shënuan golat për Nicën, skuadër kjo që zhvilloi një super ndeshje të enjten në mbrëmje në “Regenboogstadion”. Ndërkohë golin  e vetëm për skuadrën belge në këtë ndeshje e realizoi Laje (46’).

Leave a Reply