Zeniti “shuplakë” të fuqishme Vardarit

Zeniti i dha një “shuplakë” të fuqishme Vardarit në debutimin e tyre në ndeshjet në grupe të Liga Evropa, duke mundur kampionët në fuqi të Maqedonisë me rezultatin 5:0 midis Shkupit, shkruan “infOSport.mk”.

Është kjo një ndër disfatat më të rënda të Vardarit në garat evropiane, pasi disfata të ngjashme kishte pësuar edhe ndaj Legia Varshavës dhe Shalkes.

Zeniti forcën e saj e dëshmoi që gjatë 45 minutave të para, kur e mbylli me 3 gola epërsi. Kokorin ishte figura kryesor gjatë kësaj pjese, kur shënoi dy herë në rrjetën e Gaçevskit (6’, 21’), teksa një gol realizoi edhe Xhujba (39’).

Në pjesën e dytë Vardari tentoi në disa raste për të ardhur deri tek goli i parë, mirëpo një gjë e tillë nuk ndodhi, ndërsa Zeniti shtoi edhe dy gola të tjerë, me autorë Branislav Ivanoviç (66’) dhe Rigoni, i cili një minutë para fundit të takimit vendosi rezultatin përfundimtarë të takimit, Vardari 0, Zeniti 5.

Leave a Reply