Pas barazimit 1:1 me Rabotniçkin në Gjorçe Petrov të Shkupit, trajneri i Shkëndijës, Qatip Osmani kur analizon ndodhitë në terren, ndjen keqardhje për këtë rezultat.
“Sigurisht se më vjen keq se sot mund të kishim siguruar kualifikim në raundin tjetër të Kupës. Shumë raste nuk i realizuam, disa prej tyre ishin të 100 %, ku prap e përsërisë që ndoshta ishim më afër fitores dhe më vjen keq që nuk e siguruam kualifikimin për më tej”, është shprehur pas ndeshjes trajneri i Shkëndijës, Osmani.
Barazimi 1:1 si mysafir me Rabotniçkin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales së Kupës së Maqedonisë nuk është rezultat i keq nëse llogaritet fakti që revanshi do të luhet në Tetovë, mirëpo nëse llogaritet si rrodhi ndeshja trajneri Osmani ndjenë keqardhje që skuadra lëshoi rastin të sigurojë rezultat që do të garantonte prej tani kalim të këtij raundi.🗒 Raporti i ndeshjes ➡️ https://goo.gl/M8SFDj🎥 Rastet dhe golat ➡️ https://youtu.be/04v1BwQXcvw
Публикувахте от KF Shkëndija в 13 септември 2017 г.
Ndeshja e kthimit ndërmjet Shkëndijës dhe Rabotniçkit do të luhet me 18 tetor në Tetovë.