Sonte janë zhvilluar 8 takimet e mbrëmjes së dytë në Ligën e Kampionëve, ku u shënuan gjithsej 25 gola. Mançester Siti i Pep Guardiolas realizoi fitoren më të thellë (4:0) në transfertën ndaj Fejenordit, teksa fitore të mëdha në këtë mbrëmje morrën Beshiktashi dhe Totenhami.
Që të dyja këto skuadra shënuan fitore identike, 3:1, duke mundur Porton, gjegjësisht Borusinë e Dortmundit.
Surpriza e mbrëmjes ndodhi në Ukrainë, ku Shakhtari arriti që të mund Napolin e Elseid Hysaj, teksa Valon Ahmedi që luajti si titullarë me Mariborin, barazoi në shtëpi ndaj Spartakut të Moskës.
Me barazime u mbyllën edhe ndeshjet Liverpull – Ssevilja (2:2), si dhe Lajpcig – Monako (1:1), ndërkohë Reali i Madridit i udhëhequr nga Ronaldo me rezultatin 3:0 mundi APOEL-in qipriot.
Ylli portugez shënoi dy gola në këtë përballje, duke arritur në këtë mënyrë në shifrën e 110 golave, teksa një gol tjetër realizoi kapiteni, Serhio Ramos.
Liga e Kampionëve |
||
Feyenoord | 0 – 4 | Manchester City |
Liverpool | 2 – 2 | Sevilla |
Maribor | 1 – 1 | Sp. Moscow |
Porto | 1 – 3 | Besiktas |
RB Leipzig | 1 – 1 | Monaco |
Real Madrid | 3 – 0 | APOEL |
Shakhtar | 2 – 1 | Napoli |
Tottenham | 3 – 1 | Bor. Dortmund |