Janevski: Sonte fitoi skuadra më e mirë në teren

Trajneri i Vardarit, Çedomir Janevski tha se sonte në Shkup fitores iu gëzua skuadra më e mirë në fushë, Zeniti. Ai tha se Vardari do të duhet të mësojë nga gabimet e sontshme, me qëllim që në ndeshjet e rradhës të paraqitet më mirë dhe të shpresojë në rezultate pozitive.

“Nëse pranon gol vetëm pas 5 minutave lojë, atëherë vërtetë është shumë e vështirë të kthehesh në lojë, për më tepër kur përballë vetes ke një skuadër të madhe si Zeniti. Goli i parë ishte një shok për ne, ndërsa në minutën e 20-të pranuam edhe golin e dytë, që prishi gjithë konceptin e lojës tonë. Kokorin dhe Xhuba mirë e shfrytëzuan hapësirën në fushën e blertë. Në 15 minutat e para të pjesës së dytë krijuam disa raste, dhe kur menduam se do të shënojmë të paktën një gol, ndodhi e kundërta pranuam sërish një gol tjetër, një gjë që nuk duheshe të ndodh. Në fund mund të them se sonte fitoi skuadra më e mirë, ndërsa ne nga takimi i sontshëm do të duhet të nxjerrim mësime dhe të mos bëjmë gabimet e njëjta edhe në ndeshjet e rradhës të Lliga Evropa” – tha Janevski në konferencën për shtyp të organizuar për gazetarë.

 

Leave a Reply