Dy ndeshjet e grupit “F” janë mbyllur me barazime. Liverpulli në “Enfilld Roud” barazoi 2:2 ndaj Seviljës, teksa Maribori i Valon Ahmedit si vendas barazoi 1:1 si vendas përballë Spartakut të Moskës, shkruan “infOSport.mk”.
Futbollisti kërçovar e nisi ndeshjen që nga minuta e parë, duke qenë një ndër më të merituarit për këtë barazim që skuadra e tij e arriti në vetëm 5 minuta para mbylljes së takimit, kur Bohar shënoi për 1:1. Ndryshe goli për Spartakun e Moskës mban firmën e Samedov (59’).
Një ndeshje me shumë kthesa dhe plotë 4 gola të shënuar zhvilluan Liverpulli dhe Sevilja. Spanjollët kaluan në epërsi pas vetëm 5 minutave lojë me golin e realizuar nga Ben Jeder, teksa Liverpulli që gjatë 45 minutave të para arriti që të kthejë rezultatin në favor të vetin, pas golave të shënuar nga Firminjo (21’) dhe Sallah (37’). Për barazim të rezultatit dhe një pikë të arkëtuar nga ana e Seviljës u përkujdes, Korea me golin e shënuar në minutën e 72-të.