Të gjitha rezultatet e 1/8 së finales të Kupës

Sot në futbollin vendor në program ishin ndeshjet e para të 1/8 së finales të Kupës së Maqedonisë. Super përballja ndërmjet Rabotniçkit dhe Shkëndijës u mbyll me barazimin 1:1, ndërkohë në ndeshjet tjera u arritën kryesisht rezultate të pritura. Renova dhe Pobeda me përmbysje shënuan fitore identike 3:2 ndaj Struga Trim Lum, gjegjësisht Bregallnicës së Shtipit.

Fituesi aktual i Kupës, Pelisteri në Manastir me rezultatin 4:2 mundi Borecin, Skopje thuajse me një këmbë arriti fazën çerekfinale, pasi sot në derbin lokal në lagjen Hekurana me rezultatin 3:0 mundi EuroMilkun, teksa ndeshja mes dy skuadrave nga Liga e Dytë, Kozhuvit dhe Tetksit u mbyll me barazimin 2:2.

Në një ndër ndeshjet më interesante të kësaj faze Sileksi falë golit të serbit Igor Filipoviq (23’), me rezultatin minimal 1:0 mundi Akademia Pandevin.

Ndeshja ndërmjet Vardarit dhe Shkupit është shtyrë për shkak se “kuqezinjtë” nga Shkupi nesër do të zhvillojnë ndeshjen kundër Zenitit, e vlefshme për grupet e Liga Evropa. Për këtë ndeshje Komisioni i garave pranë FFM-së do të caktojë plotësisht datën e zhvillimit, teksa rikujtojmë se ndeshjet e kthimit të fazës së 1/8 së finales në program janë me datë 18 tetor (14:00h).

Kupa e Maqedonisë

Ndeshjet e 1/8 së finales

RABOTNIÇKI 1:1 SHKËNDIJA
SKOPJE 3:0 EUROMILKU
RENOVA 3:2 STRUGA TRIM LUM
PELISTERI 4:2 BORECI
SILEKSI 1:0 AKADEMIJA PANDEV
BREGALLNICA 2:3 POBEDA
KOZHUVI 2:2 TETEKSI
VARDARI

?

SHKUPI

 

Leave a Reply