Është mbyllur me barazimin 1:1 ndeshja e parë e 1/8 së finales të Kupës së Maqedonisë midis Rabotniçkit dhe Shkëndijës e zhvilluar në stadiumin e Gjorçe Petrovit në Shkup, shkruan “infOSport.mk”.
Nga një gol në secilën pjesë dhe një Shkëndijë më dominuese patën mundësinë të shohin të pranishmit në këtë ndeshje, që lë hapur gjithçka për ndeshjen e kthimit në Tetovë.
Kupa e Maqedonisë, ndeshja e parë e 1/8 së finalesRABOTNIÇKI – SHKËNDIJA 0:1 (B. Ibraimi 39' – pen.)
Публикувахте от infosport.mk в 13 септември 2017 г.
Shkëndija e para kaloi në epërsi në këtë ndeshje, me golin e realizuar nga ana e Besart Ibraimit, i cili u tregua i saktë në minutën e 39-të nga pika e bardhë, të cilën më parë e kishte përfituar Izair Emini.
Ky gol ishte edhe i vetmi i shënuari gjatë 45 minutave të parë, ndërsa në pjesën e dytë, ata që arritën të shënojnë ishin vendasit, të cilët pas një aksioni të gjatë me anë të Filip Duranskit në minutën e 73-të barazuan shifrat.
Kupa e Maqedonisë, ndeshja e parë e 1/8 së finalesRABOTNIÇKI – SHKËNDIJA 1:1(F. Duranski 73')
Публикувахте от infosport.mk в 13 септември 2017 г.
Fare në fund Shkëndija pretendoi edhe për një penalti tjetër, duke kërkuar luajtje me dorë nga ana e mbrojtësit Nehar Sadiki, mirëpo të njëjtin mendim nuk ndau edhe arbitri kryesor, me ç’rast ndeshja u mbyll me barazim, duke bërë që ndeshja e kthimit me 18 tetor në Tetovë të vendos rreth udhëtuesit për në fazën çerekfinale të Kupës së Maqedonisë.