Ibraimi mendon për epërsinë e Shkëndijës ndaj Rabotniçkit (VIDEO)

Shkëndija ka mbyllur me epërsi minimale pjesën e parë të ndeshjes së parë të 1/8 së finales në kuadër të Kupës së Maqedonisë, që në këto momente po e zhvillon në stadiumin e Gjorçe Petrovit në Shkup përballë Rabotniçkit, shkruan “infOSport.mk”.

Shkëndija po avanson me rezultatin 1:0 falë golit të shënuar nga ana e Besart Ibraimit nga pika e bardhë në minutën e 39-të. ishte Izair Emini ai që përfitoi këtë 11-të metërsh, të cilin në gol pa shumë probleme e shndërroi bomberi kërçovarë, për të cilin ishte ky goli i tretë këtë edicion, përfshirë këtu edhe dy golat e shënuar në ndeshjet kampionale kundër Shkupit dhe Pobedës.

Kupa e Maqedonisë, ndeshja e parë e 1/8 së finalesRABOTNIÇKI – SHKËNDIJA 0:1 (B. Ibraimi 39' – pen.)

Публикувахте от infosport.mk в 13 септември 2017 г.

 

Leave a Reply