Gjatë ndeshjes së zhvilluar në Skoci ndërmjet Seltikut dhe Paris Sen Zherment në kuadër të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve ka ndodhur një incident. Një tifozë i Seltikut ka depërtuar në fushë dhe ka vrapuar që të sulmojë Kilian Mbapen e PSZH-së, me këtë të fundit që shpëtoi pa lëndim nga kjo ngjarje.
Sigurimi ka larguar nga fusha tifozin e ri, ndërsa sipas ligjëve në shtetin skocez, pritet sanksione të mëdha për djaloshin që bërë incidentin, ku me shumë gjasa nuk mund t’i lejohet pjesëmarrja në stadium për të ndjekur ndeshje.