Pas Luciano Moggit si këshilltar dhe Mark Lulianos si trajner, Partizani ka sjellur në bordin drejtues edhe Antonello Preitin. Prezantimi i tij në rolin e drejtorit sportiv është bërë në ambientet e klubit, përkrah Genci Tomorrit.
Në fjalën e tij, Preiti, i cili ka punuar më parë edhe te Parma, theksoi se është shumë i kënaqur për ardhjen në një klub prestigjioz si Partizani.
Ai theksoi se do të punojë për klubin në çdo orë të ditës dhe se është gati të japë të gjithë eksperiencën e tij, në mënyrë të Partizani të arrijë objektivin e vendosur në fillim të këtij sezoni, që është fitimi i titullit kampion.