Sulmuesi i ri i Paris Sen Zhermenit, Kylian Mbappe befasohet kur shikon se Juventus nuk konsiderohet si ekipi favorit për të fituar Ligën e Kampionëve.
Adoleshenti u përballë me “bardhezinjtë” në gjysmëfinale të sezonit të kaluar kur ishte pjesë e Monakos.
“Është e çuditshme, sepse ne gjithmonë flasim për Barcelonën, Real Madridin dhe Bajern Munihun si favoritët kryesorë”, tha Mbappe në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”.
“Nuk flitet shumë për Juvents, të cilët janë gjithmonë atje, kanë qenë finalistë dy herë në tre vitet e fundit. Luajtja kundër tyre është e vështirë, janë shumë të fortë”, shtoi ai.
“Për të shënuar kundër bardhezinjve ju duhet të jeni të përsosur, dhe kjo është ajo që Reali arriti të bëjë në finalen e vitit të kaluar. Juve, sipas mendimit tim, mbeten në mesin e kandidatëve për të fituar trofeun” – përfundoi Mbappe.