Karim Benzema shumë shpejt do të rinovojë kontratën me Karim Benzemën deri në vitin 2021. Këtë lajm e bënë të ditur gazeta franceze “France Football e cila ka zbuluar edhe një detaj të ri në lidhje me këtë rinovim.
Sipas kësaj reviste klubi madrilen ka vendosur që të përfshijë në kontratën e re të sulmuesit francez një klauzolë për zgjidhjen e saj për vlerën e 1 miliardë Euro, e njëjta shifër që ekziston edhe në kontratën e Cristiano Ronaldos.
Gjithnjë sipas “France Football”, marrëveshja për rinovimin e kontratës me Benzema pritet të firmoset gjatë kësaj jave. Kujtojmë që Florentino Perez më herët blindoi edhe Iskon me shifër prej 700 milion eurove.