Messi shkatërroi Juven, goleadë në “Stemford Brixh” (VIDEO)

Lionel Messi është zhbllokuar më në fund përballë Xhanluixhi Bufonit, ndaj të cilit sonte shënoi dy gola në fitoren 3:0 të  Barcelonës në ndeshjen e parë të grupit “D”, të Ligës së Kampionëve Evropian.

Messi i cili nuk kishte shënuar asnjëherë më parë ndaj Bufonit, sonte realizoi dy gola, nga një në secilën pjesë, ndërsa një gol tjetër realizoi Ivan Rakitiç.

Goleadë e vërtetë ndodhi në “Stemford Brixh”, ku Çelzi shënoi fitore 6:0 ndaj Karabagut të Ansi Agollit, teksa Paris Sen Zhermeni me rezultatin 5:0 në transfertë mundi Seltikun.

Fitore identike 3:0 shënuan Mançester Junajtedi dhe Bajern Munihu, teksa Benfika u mund para tifozëve të vetë nga CSKA Moska me rezultatin 1:2.

Olimpijakosi pas pjesës së parë të dobët kur pranoi 3 gola, në fund pësoi disfatë 2:3 ndaj Sportingut të Lisbonës, teksa ndeshja derbi e natës së sontme ndërmjet Romës dhe Atletiko Madridit u mbyll me barazim pa gola.

 

Liga e Kampionëve
AS Roma 0 – 0 Atl. Madrid
Barcelona 3 – 0 Juventus
Bayern 3 – 0 Anderlecht
Benfica 1 – 2 CSKA Moscow
Celtic 0 – 5 PSG
Chelsea 6 – 0 Qarabag
Manchester Utd 3 – 0 Basel
Olympiakos 2 – 3 Sporting

 

Leave a Reply