Surpriza e radhës, “El Klasiko” në mes të ditës!

Surpriza e radhës në futbollin evropian ka të bëjë me orarin e përcaktuar për zhvillimin e “El Klasiko”-s ndërmjet Real Madridit dhe Barcelonës në mes të ditës.

Ndeshja më e shikuar në botë, do të zhvillohet me 23 dhjetor me fillim nga ora 13:00. Këtë vendim e ka konfirmuar edhe presidenti i La Ligës, Havier Tebas. Kjo ndeshje fillimisht duhej të luhet me 20 dhjetor, mirëpo për shkak të pjesëmarrjes së madrilenëve në Kupën e Botës për Klube, e njejta u shty për me 23 dhjetor.

Mirëpo orari që është përcaktuar për këtë ndeshje ka qenë surprizues për të gjithë, pasi asnjeherë më parë në këtë termin nuk është zhvilluar “El Klasiko’. /InfOSport.mk

Leave a Reply