Pritej për trajner, por Mirel Josa bëhet drejtor sportiv te Prishtina

FC Prishtina ka goditur në merkato, duke sjell në radhët e veta trajnerin e njohur shqiptar, Mirel Josën. Mirëpo interesant është fakti se Josa te Prishtina nuk ka ardhur për të kryer detyrën e trajnerit, por ai është emëruar drejtor sportive i prishtinasve.

Drejtuesit e skuadrës “bardhekaltërt” dhe Josa mendojnë që kështu mund të ndihmojnë Prishtinën që të arrijë një nivel të lartë për në gara evropiane.

“E kam përcjell skuadrën e cila ka lojtarë cilësor brenda. Unë njihem edhe me trajnerin Thaqi, sepse e kemi kryer sëbashku kursin e UEFA Pro dhe kam mendim shumë të mirë për Arsimin. Nuk do t’i ndërhyj në punën e tij si trajner. Në qoftëse do të kërkoj ndonjë sugjerim do ta ndihmoj, sepse ai e njeh më mirë situatën për brenda grupit dhe e njeh gjendjen më të mirë aktuale dhe duke e njohur se çfarë të më sugjeroj për ta ndihmuar , sepse çdo trajner merr përsipër të gjitha duke i bërë planet stërvitore dhe e merr përsipër vetë. Por, duke e pasur një konsensus bashkë në këtë drejtim, atëherë gjithçka do të bëhet në të mirë të klubit”, është shprehur drejtori i ri i Prishtinës, Mirel Josa.

 

Leave a Reply