Vardari të enjtën do të debutojë në Liga Evropa kundër Zenitit, ndërsa drejtësinë e këtij takimi do ta ndajnë referët nga Danimarka. Takimi që do të zhvillohet në “Filipi i Dytë” do të gjykohet nga Jakob Kelet, i cili do të jetë kryesori, ndërsa asistentë të tij do të jenë Henrik Larsen dhe Hajne Sorence, përderisa arbitër i katër është përcaktuar Lars Riks.
Arbitra shtesë afër golave do të jenë Mihael Tikgard dhe Jens Mae. Vardari është ekipi i parë që do të luaj në fazën e grupeve të Liga Evropa, ndërsa ndeshjen përballë Zenitit është do të zhvillohet nga ora 21:05 minuta.