Reshje të dendura shiu në  Romë, në pikpyetje ndeshja Lacio-Milan (VIDEO)

Italia është goditur nga një mot i vështirë, ndërsa një gjë e tillë bëri që mbrëmë të anulohet ndeshja ndërmjet Sampdorias dhe Romës në Xhenoa.

Mirëpo përveç këtij takim, në rrezik nga ajo që raportojnë sot mediat italiane janë edhe dy ndeshje të tjera.

Bëhet fjalë për ndeshjet Lacio – Milan dhe Udineze – Xhenoa, dy ndeshje këto që duhet të startojnë në ora 15:00.

Në Romë situata nuk është aspak e mirë, pasi intensiteti i shiut pritet që të jetë i lart pikërisht në kohën kur është programuar dhe sfida e sotme.

Shumë rrugë të kryeqendrës italiane janë përmbytur, dhe do të jetë vendimi i emergjencave që do të vendos nëse do të zhvillohet kjo super ndeshje.

Sa i përket ndeshjes në “Friuli”, aty priten shira të rrëmbyeshëm gjatë pasdites, ashtu që do ti takojë arbitrit për të vendosur nëse do të ketë kushte për tu zhvilluar ndeshja mes vendasve të Udinezes dhe Xhenoas.

 

Leave a Reply