Trajneri i FC Shkupit, Adrian Nuhiu është i kënaqur me triumfin e të përzgjedhurëve të tij ndaj Rabotniçkit me rezultat 2:1. Nuhiu pas ndeshjes për gazetarët ka thënë se fati ka qenë në anën e ekipit të tij dhe vlerëson se tri pikët ishin të merituara.
“Ishte ndeshje e mirë, të dyja ekipet luajtën futboll të hapur. Ne shënuam shumë herët golin, i cili na dha vetëbesim. Rabotniçki tentonte të gjejë golin nga gjuajtjet e lira dhe realizuan nga me kokë pas ekzekutimit të rëvënies nga këndi. Edhe në ndeshjet tjera luajtëm mirë, mirëpo për fat të keq pësuam disfata, ndërsa edhe sot të njejtën gjë e kërkova nga futbollistët e mi dhe fituam tri pikët, të cilët besoj që i merituam. Ne luajtëm mirë edhe në pjesën e parë, ndërsa fati ishte me ne në minutat e fundit të ndeshjes”, është shprehur trajneri i Shkupit, Nuhiu.