Dy skuadrat kërçovare që garojnë në Ligën e Dytë – Perëndim, Zajazi dhe Vëllazërimi kanë mbetur pa fitore në ndeshjet e javës së dytë, njofton “infOSport.mk”.
Zajazi në teren vendas nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit. Vendasit e dëshironin më shumë fitoren në këtë përballje, mirëpo edhe përkundër rasteve të krijuara para portës së skuadrës tetovare, në fund nuk i’a arritën qëllimit që të shënojnë golin e fitores.
Për dallim nga Zajazi, skuadra tjetër kërçovare, Vëllazërimi pësoi disfatë 2:0 në transfertën ndaj Lokomotivës në Shkup. Të besuarit e trajnerit Nikolla Karçev, çështjen e fituesit e zgjodhën që në pjesën e parë, kur Robert Mladenovski realizoi golin e parë në minutën e 10-të, teksa Stefan Kocev në minutën e 35-të shënoi edhe golin e dytë, që në fund u tregua edhe si i fundit në këtë përballje.
Labunishta falë golit të shënuar nga ana e Metodija Milevski (20’), regjistroi fitoren e parë historike në Ligën e Dytë Futbollistike, Gostivari realizoi një fitore të madhe ndaj Novacit (4:1), teksa ndeshja në Shkup midis EuroMilkut dhe Struga Trim Lum u mbyll me barazimin 2:2.
LDFM – Perëndim |
||
Euromilku | 2:2 | FC Struga Trim & Lum |
KF Gostivari | 4:1 | Novaci |
Labunishta | 1:0 | Teteksi |
Lokomotiva | 2:0 | Vëllazërimi |
Zajazi | 0:0 | Makedonija Gj.P |