Skuadra e Gostivarit ka bindur si në aspekt të lojës, poashtu edhe në aspekt të rezultati në përballjen e javës së dytë në Ligën e Dytë – Perëndim, duke mundur 4:1 ekipin e Novacit, shkruan “infOSport.mk”.
Të besuarit e trajnerit Jakupi dominuan ndeshjen në tërësi, dhe në fund me plotë meritë arritën deri tek tre pikëshi i dytë i plotë këtë sezon.
Figurë qendrore te skuadra e Gostivarit ishte Ilirian Ademi, i cili realizoi dy gola, të parin dhe të fundit (19’, 83’), teksa nga një gol realizuan Slavço Velkovski (30’) dhe Boban Mariq (61’).
Golin e nderit për Novacin e realizoi Dimçe Ristevski në minutën e 19-të.
Për Gostivarin ishte kjo fitorja e dytë, pas asaj ndaj Lokomotivës së Shkupit, duke kryesuar e vetme renditjen tabelare me pikë të plota.
Gostivari 4 – 1 Novaci ( MATCH HIGHLIGHTS )
Публикувахте от TV GLOBI в 9 септември 2017 г.