Eros Grezda është më i merituari për fitoren e Osijekut në përballjen ndaj gjigandëve të Hajduk Splitit në ndeshjen e javës së 8-të në elitën e futbollit kroat. Reprezentuesi shqiptarë shënoi gol në minutën e fundit të takimit, duke i siguruar në këtë mënyrë fitoren 2:1 Osijekut.
Deri në ato momente rezultati ishte i barabartë, 1:1. Niziç kishte kaluar në epërsi Hajdukun në minutën e 50-të, ndërsa vetëm një minutë më vonë Hajradinoviç barazoi shifrat në 1:1. Golin e fitores Eeros Grezda e realizoi fare në fund, duke i siguruar në këtë mënyrë fitoren e katërt Oosijekut, që me 15 pikë renditet në pozitën e katërt, menjëherë pas Hajdukut që mban pozitën e tretë.
Përveç Grezdës te Osijeku që nga minuta e parë deri në minutën e 85-të luajti sulmuesi shkupjan, Muzafer Ejupi, teksa në anën tjetër te Hajduku, për gjatë 90 minutave luajti reprezentuesi i ri shqiptarë, Hysen Memolla.