Ish trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, i cili sezonin e kaluar fitoi titullin kampion me skuadrën verilindore, mund të marrë drejtimin e përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Aktualisht ai është i papunë dhe pret një ofertë për të nisur një eksperiencë të re. Tashmë ai ka një CV edhe më të pasur dhe emri i tij po lakohet në një projekt të rëndësishëm.
Sipas asaj që shkruan Telegrafi, Gjoka është alternativë për të marrë drejtimin e përfaësueses së Kosovës. Seleskionuesi aktual, Albert Bunjaki ka paraqitur dorëheqjen në fund të kualifikueseve për Botërorin “Rusi 2018”, ku Kosova po bënë gara në grupin “I”.
FFK po mendon për alternativat dhe pritet që së shpejti të gjendet trajneri i ri, ku përveç emrit të Ernest Gjokës, përmenden edhe ai i Ardian Koznikut dhe strategut boshnjak, Safet Sushiq.