Skuadra e Rabotniçkit në ditën e fundit të afatit kalimtarë të verës ka arritur që të angazhojë edhe një futbollist të ri. Bëhet fjalë për nigerianin, Çarls Gofri, i cili te “romantikët” vjen nga rradhët e skuadrës së njohur shqiptare të Skënderbeut.
Bëhet fjalë për një sulmues vetëm 19-vjeçar, i cili me skuadrën nga “Parku i Kryeqytetit” ka nënshkruar kontratë një vjeçare.
Ai menjëherë i është bashkuar grupit të futbollistëve të Rabotniçkit, me të cilën skuadër ka gjasa të debutojë të dielën në Çair, kur të besuarit e trajnerit Viktor Trenevski do të përballen me Shkupin.