Aid Salihasi ka përfunduar garat në Kampionatin Botëror për Kadet që po zhvillohet në Athinë të Greqisë. Salihasi ishte i përfshirë në kategorinë e stilit të lirë, mirëpo nuk arriti që të kalojë në 1/8 e finales, pasi u mposht në ndeshjen e parë nga Ajai Puri me rezultat 10:0.
Salihasi ishte përfaqësuesi i vetëm i Maqedonisë në këtë Botëror, ndërsa në program duhej të ishte edhe mundësi David Mishev, por ky i fundit anuloi udhëtimin drejt Greqisë për shkak se pësoi lëndim në këmbë gjatë stërvitjeve.