Sulmuesi kosovar, Agon Mehmeti karrierën e tij ka vendosur ta vazhdojë në Angli, te skuadra e Oksford Junajted, që militon në Ligën e parë (League One).
Pas eksperiencës së dështuar në Turqi, me klubin e Gençlerbirligi, ai ishte një lojtar i lirë dhe në këtë mënyrë, ekipi anglez ka arritur ta federojë dhe ta prezantojë si blerjen më të fundit.
Mehmeti u kërkua me ngulm nga trajneri i anglezëve, Pep Clotet, me të cilin ka bashkëpunuar edhe në vitin 2010, te suedezët e Malmoes.
Sulmuesi shqiptar ka eksperiencë me disa klube europiane dhe në 229 ndeshje të luajtura ai numëron 54 gola.
Agon Mehmeti ka lindur në Podujevë, por karrierën e ka nisur në radhët e Malmoes, në Suedi, ndërsa me Kombëtaren Shqiptare numëron tre ndeshje në vitin 2013.
Përveç karrierës në Suedi ai ka luajtur edhe me Palermon dhe Novaran në Itali, Olhanensen në Portugali si dhe me Stabaek në Norvegji.