Verën e ardhshme në Rusi do të zhvillohet Kupa e Botës, ndërkohë që ende nuk ka përfunduar fazë e eliminatoreve në kontinente të ndryshme. Gjithsesi disa skuadra i kanë mbyllur shpejt llogarit duke siguruar një biletë për në Rusi.
Veç vendit mikpritës Rusisë deri më tani janë dhe 7 kombëtare të tjera që janë kualifikuar zyrtarisht. Nga Kontinenti i Vjetër është vetëm Belgjika, nga Amerika Jugore një vend ka siguruar Brazili, nga Amerika Veriore-Qendrore është Meksika që ka siguruar vizën për në Rusi 2018, teksa nga Kontinenti i Azisë 4 kombëtaret që kanë siguruar një vend për në Botërorin e vitit të ardhshëm janë Arabia Saudite, Japonia, Irani dhe Koreja e Jugut.