Skuadra e Partizanit nga Tirana ka konfirmuar transferimin e brazilianit, Uarlej Glejson Dos Santos Alvesh.
Bëhet fjalë për një mesfushorë brazilian, i cili te Partizani vjen me rekomandim të ish kampionit të Botës, brazilianit Bebeto, i cili i ka siguruar Partizanit bashkëpunim me një nga akademitë më prestigjioze të Brazilit, prej së cilës kanë dalë yje të futbollit ndërkombëtar.
Alvesh me 15-të herë kampionët e Shqipërisë ka firmosur kontratë 3-vjeçare, ndërsa ai do të jetë edhe përforcimi i fundit që i është bashkuar skuadrës së Partizanit në prag të sezonit të ri 2017- 2018 që starton këtë fundjavë.
Partizani ndeshjen e parë do ta zhvillojë si nikoqir ndaj Laçit.