Skuadra e Barcelonës ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mesfushorin e talentuar spanjoll, Karles Alena për vazhdimin e kontratës. Drejtuesit “katalunas” dhe Alena kanë gjetur gjuhë të përbashkët për vazhdimin e kontratës edhe për tre sezone.
19-vjeçari Alena falë paraqitjeve të tij të mira me ekipin e dytë të Barcelonës, këtë sezon është përfshirë në skuadrën e parë nga “Kamp Nou”.
“Kemi arritur marrëveshje me lojtarin Carles Alena për vazhdimin e kontratës edhe për tre sezone tjera”, thuhet në njoftimin zyrtar të Barcelonës.
Barcelona po ashtu njofton se Alenas i është vendosur një klauzolë lirimi prej 75 milionë eurosh.