E përditshmja sportive italiane “La Gazzetta Dello Sport”, ka publikuar rrogat e futbollistëve në Serie A për sezonin 2017-2018. Listës së futbollistëve më të paguar i prinë futbollisti i Milanit, Leonardo Bonuçi, duke lënë pas vetes dy sulmuesit e Juventusit, argjentinasit Gonzalo Higuain dhe Paolo Dybala.
Mirëpo ku renditen në këtë listë futbollistët shqiptarë që luajnë në “Serie A”. Asnjëri prej tyre nuk kalon shifrën e 1 milion eurove, ndërsa si më të paguar janë Etrit Berisha, portieri i Atalantas që ka një pagë vjetore prej 700 mijë euro, njëjtë sikurse edhe Elseid Hysaj i Napolit.
Podiumi plotësohet nga Thomas Strakosha që me Lazion përfiton 600 mijë euro në sezon.
Futbollistët | Ekipi | Vlera |
Etrit BERISHA | Atalanta | 700 000 euro |
Elseid HYSAJ | Napoli | 700 000 euro |
Thomas STRAKOSHA | Lacio | 600 000 euro |
Ledian MEMUSHAJ | Benevento | 200 000 euro |
Berat XHIMSHITI | Benevento | 100 000 euro |