E bujshme, Agon Elezi i FC Shkupit transferohet në Francë

Talentët shqiptarë vazhdojnë të pushtojnë futbollin evropian. Pas Erdon Dacit, i cili gjatë ditës së sotme u prezantua te Konjaspor, një tjetër futbollist shkupjan bëri një transferim të bujshëm, duke kaluar në Francë te skuadra e Kaen, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është për mesfushorin Agon Elezi, i cili te Kaen kalon nga rradhët e FC Shkupit. Ai me këtë skuadër nënshkroi kontratë 4-vjeçare, ndërsa rolin e ndërmjetësuesit në këtë transferim e luajti Blerim Sadiku, kërçovari, i cili javë më parë morri nën udhëheqje skuadrën e Vëllazërimit nga Kërçova.

Agon Elezi është vetëm 16-vjeçar, ndërsa karrierën e tij e kishte nisur te FC që në moshë të vogël, që më pas për dy vite të jetë pjesë e kadetëve të Rabotniçkit. Ai sërish u rikthye në folenë e vjetër te FC Shkupi, për të cilën skuadër sezonin e kaluar luajti në dy ndeshje kampionale, ndërsa gjithashtu është edhe pjesë e përfaqësueses U17 të Maqedonisë.

 

Leave a Reply