Tirana e ka nisur me trofe sezonin e ri në futbollin shqiptarë. Skuadra me më shumë trofe në Shqipëri, sot triumfoi edhe në Superkupën e Shqipërisë, duke mundur kampionët në fuqi të Kukësit me rezultatin minimal 1:0.
Ka vendosur një gol i Hoxhallarit në minutën e fundit të takimit që vendosi fituesin e këtij takimi, që në fund doli të jetë skuadra e Kategorisë së Parë, edhe atë me plotë meritë pasi Tirana kishte më shumë nga loja.
Ndryshe të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga një futbollist më pak, pasi Shameti e Turtulli u ndëshkuan me kartonë të kuq, me gjirokastritin që mori dy kartonë të verdhë dhe e la për një orë ekipin e tij me një lojtar më pak.
Për Tiranën ishte kjo hera e 11-të që fitoi Superkupën e Shqipërisë, duke zbritur nga fronti Kukësin, skuadër kjo që këtë trofe e kishte fituar sezonin e kaluar.