Belgu Van der Hejden asistent trajner i ri Janevskit te Vardari

Ish reprezentuesi belg, Stefan Van der Hejden do të jetë asistenti i parë i trajnerit Çedomir Janevski, në stafin teknik te skuadra kampione e Vardarit.

Një gjë të tillë pohon portali belg “.nieuwsblad.be”, të cilët njoftan se Van der Hejden veçmë ka arritur marrëveshje me Vardarin.

Në karrierën e tij si ndihmës trajner, Hejden ka qenë pjesë skuadrave të Beveren (2009), Lokeren (2010-2011) dhe Bryzh (2013-2017), nga e cila skuadër po vjen te Vardari.

Ndryshe 48-vjeçari Van der Hejden është një ish kapiten i Bryzh (1991-1996), ndërsa gjithashtu gjatë karrierës së tij ka luajtur edhe me fanellën e skuadrës holandeze të Roda (1996-1997 dhe 1998-1999) me fanellën e skuadrës franceze të Lil (1997-1998), Zherminal Bershot (1999-2001) dhe Capellen (2001-2002). Ai me fanellën e kombëtares belge ka regjistruar 4 ndeshje.

Van der Hejden si ndihmës trajner i Çedomir Janevski te Vardari, pritet të debutojë në ndeshjen e së shtunës  kundër Sileksit.

Leave a Reply