Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë Angellovski në prononcimin e tij për Supersport pas përfundimit të ndeshjes, Maqedoni-Shqipëri tha se në bazë të dhënave statistikore, Maqedonia është përfaqësuesja më e re në grupin “G”, gjë kjo që do i shërbejë kësaj përfaqësuese si udhërëfyes për në të ardhmen, shkruan “infOSport.mk”.
“Sipas të dhënave statistikore ne jemi përfaqësuesja më e re e këtij grupi, ndërsa edhe përskaj këtij fakti ne jemi konkurrent ndaj një Shqipërie, Spanje por edhe me Italinë dhe Izraelin, dhe kjo mund të na shërbejë si një udhërëfyes për rrugën që do të ndjekim në të ardhmen” – u shpreh Angellovski.
I pyetur nëse kjo ndeshje do të zhvillohej në Shkup, Angellovski, me përgjigje:
“Mendoj se kemi pasur kushte të mira edhe këtu në Strumicë, mendoj se nuk më takon mua që ta komentoj këtë vendim, ashtu si Federata e Futbollit të Shqipërisë që vendosi ndeshjen e parë ta luajmë në Shkodër dhe jo në Tiranë”.
Ishte ky barazimi i parë në kuadër të grupit “G” për të dyja përfaqësueset, që vazhdojnë të ruajnë pozitat paraprake në renditje. Shqipëria me 13 pikë mban pozitën e tretë në tabelë, teksa Maqedonia me 7 pikë renditet në pozitën e parafundit.