Ndeshja e mbrëmshme në Strumicë midis Maqedonisë dhe Shqipërisë kaloi pa asnjë incident.
Ishte kjo një gjë me shumë rëndësi, ndërsa për një gjë të tillë u përkujdes edhe organizatori i këtij takimi, në këtë rast Federata e Futbollit të Maqedonisë, që dështoi vetëm në një rast, mos lejimin e rreth 150 tifozëve të tjerë shqiptarë, që edhe përkundër faktit se kishin bileta, nuk u lejuan që të futen brenda.
Megjithatë edhe 300 tifozët shqiptarë që ishin brenda në tribuna mjaftuan që të jenë më të zëshëm dhe të dominojnë ndaj 6000 tifozëve maqedonas, që e humbën betejën në shtëpinë e tyre. Ata ishin të zëshëm vetëm në rastet kur Maqedonia krijonte ndonjë rast para portës së Etrit Berishës, teksa në anën tjetër tifozat “kuq e zi” nuk pushuan së anuari gjatë gjithë ndeshjes, duke përkrahur në maksimum futbollistët e Komëbëtares shqiptare që në fund u larguan nga Strumica të pamposhtur. Rikujtojmë ndeshja Maqedoni-Shqipëri, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit, “Rusi 2018”, u mbyll me barazimin 1:1.
GOLI I ODISE ROSHIT, SHPËRTHEJNË NË FESTË TIFOZËT SHQIPTARË
Публикувахте от infosport.mk в 5 септември 2017 г.