Ismail Morina do të ekstradohet në Serbi! Ky është vendimi i fundit i Gjykatës së Lartë kroate.
Pas Serbi-Shqipëri që u ndërpre nga dhuna e tifozëve serbë, pati protagonist Ballist Morinën, që lëshoi dronin e famshëm me flamurin shqiptar mbi fushën e stadiumit “Humsk” në Beograd në ndeshjen midis Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për eliminatoret e Evropianit të vitit 2016-të që u zhvillua në Francë.
Gjykata e Lartë kroate ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Dubrovnikut, duke konfirmuar ekstradimin e Ballistit.
Mbetet të shihet nëse do të ketë reagim nga ana e Qeverisë shqiptare, që kësaj rradhe duhet ti përvesh krahët më shumë dhe të ndikojë më fuqishëm tek Qeveria kroate.