Kur kanë mbetur më pak se 10 minuta deri në fillimin e ndeshjes midis Maqedonisë dhe Shqipërisë, tifozët shqiptarë ende nuk janë futur brenda stadiumit, në tribunën aty pas golave, shkruan “infOSport.mk”.
Kjo për shkak kontrolleve të rrepta nga ana e policisë maqedonase, e cila po kontrollon gjithçka që tifozët shqiptarë kanë me vete, përfshirë këtu dhe transparentet e tyre, të cilat duhet ti shpalosin fillimisht para policisë dhe më pas ti fusin ata brenda stadiumit.
Kjo na bënë të kuptojmë se një pjesë e tyre nuk do të mund ta ndjek ndeshjen që nga minuta e parë, duke pasur parasysh se për gjithë secilin policia po kërkon kartën e identifikimit.