Ndeshja e “zjarrtë” Maqedoni-Shqipëri mbyllet me barazim (VIDEO)

Ndeshja e shumë pritur midis Maqedonisë dhe Shqipërisë e zhvilluar në Strumicë, është mbyllur me barazimin 1:1. Ishte ky epilogu i këtij takimi, ku aktorët në teren më të mirën nga vetja dhanë në pjesën e dytë.

Pikërisht në këtë pjesë u shënuan edhe të dy golat, me Shqipërinë që avansoi e para në minutën e 53-të.

Armando Sadiku nga e majta mjaft mirë gjeti në shtyllën e dytë Odise Roshin, i cili me kokë duke iu falënderuar edhe shtyllës, arriti që të mposht portierin Dimitrievski.

Ky gol solli shumë gëzim në mesin e futbollistëve të Kombëtares shqiptare, të cilët pak më vonë patën edhe një super rast për të dyfishuar rezultatin, mirëpo Sadiku nga afërsia nuk arriti që të qëllojë rrjetën e Dimitrievskit të mposhtur.

Dhe kur rastet nuk shfrytëzohen, vjen edhe dënimi, që më së shumti erdhi nga një pakujdesi e Odise Roshit, i cili pa dashje preku topin me dorë brenda zonës, ndërsa arbitri kryesor nga Suedia, Erikson tregoi në pikën e bardhë.

MAQEDONIA BARAZON, TRAJKOVSKI SHENON NGA PIKA E BARDHËMAQEDONIA – SHQIPËRIA 1:1(A. Trajkovski

Публикувахте от infosport.mk в 5 септември 2017 г.

Përgjegjësinë për të ekzekutuar këtë 11-të metërsh e morri rezervisti Aleksandar Trajkovski, i cili nuk gaboi dhe shënoi për barazim të rezultatit.

Minutat e mbetura të takimit Ezgjan Alioski dhe Ilija Nestorovski në disa raste rrezikuan portierin Berisha, i cili doli fitues dhe në fund kjo ndeshja shumë e përfolur u mbyll me ndarje të pikëve.

Pas këtij barazimi, Shqipëria vazhdon të ruaj në pozitën e tretë me 13 pikë, teksa Maqedonia vazhdon të mbajë pozitën e parafundit në grupin “G” me 7 pikë të tubuara.

Leave a Reply