Ezgjan Alioski pas përfundimit të ndeshjes u morrë në pyetje nga ana e gazetares së “Supersport”, Ilda Bejleri. Kjo e fundit pasi kishte siguruar atë për intervistë, iu drejtua atij në gjuhën angleze, ndërsa futbollisti shqiptarë me origjinë nga Prilepi, e ndërpreu atë, duke i kërkuar që pyetjet t’ia parashtrojë në gjuhën e nënës.
Ishte ky një gjest i bukur nga ana e futbollistit shqiptarë të Lids Junajtedit, që sonte ishte ndër më të mirët tek përfaqësuesja e Maqedonisë.