ARSM do t’i kumtojë fituesit e çmimit “8 Shtatori” për sport

Me rastin e Ditës së pavarësisë së Republikës së Maqedonisë “8 Shtatori”, Agjencia për Rini dhe Sport, sot do t’i kumtojë fituesit e çmimit shtetëror në sferën e sportit.

Këshilli për ndarjen e Çmimit shtetëror “8 Shtatori”, do të ndajë katër çmime për arritje në sferën e sportit dhe një për vepër jetësore për kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin e sportit, afirmimin dhe promovimin e Republikës së Maqedonisë në planin ndërkombëtar.

Ndarja e çmimeve do të mbahet në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

 

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply