Ankohen tifozët, ku u shitën biletat për ndeshjen Maqedoni-Shqipëri?!

Një revoltë e madhe ka mbizotëruar në mesin e tifozëve maqedonas, pas informacionit nga ana e Federatës së Futbollit të Maqedonisë, që biletat për ndeshjen eliminatore midis Maqedonisë dhe Shqipërisë janë shitur.

FFM përmes konferencës për shtyp dje paralajmëroi se biletat veçmë janë shitur thuajse të gjitha dhe se ka mbetur vetëm edhe një numër i vogël i tyre që shiten në pikat shitëse të MkTickets si dhe në Strumicë.

Megjithatë këtij informacioni tifozët e shumtë përmes rrjeteve sociale iu kundërpërgjigjën në mënyrë të ashpër, duke akuzuar se bileta për këtë ndeshje thuajse nuk ka pasur fare në shitje të lirë dhe se e gjithë kjo është një skenar mirë i përgatitur nga ana e FFM-së.

Madje një profil me emrin “Fanovi na SD Vardar Skopje” ka shkuar edhe më larg, ku përmes një postimi të tyre ata kanë sulmuar ashpër federatën, duke e akuzuar se ka larguar njerëzit nga stadiumet dhe se përdor përfaqësuesen me disa menaxherë  vetëm për të shitur futbollistë.

Më poshtë ju sjellim një pjesë nga reagimi i tyre:

“Të dashur udhëheqës të Federatës së Futbollit, në vend që të përgjigjeni se pse e sollët reprezentacionin në këtë hall që të luaj si mysafir në Shkup, në fund biletat për ndeshjen ndaj Shqipërisë ua ndatë njerëzve të juaj. Edhe më tragjike është që mundoheni të na bëni për të marrë duke deklaruar se biletat janë lëshuar në shitje. Vendi ku u shitën biletat, ishin dy kafene, një e Pandevit dhe njëra te PINDA. E kotë është gjithë kjo eufori që mund të bëhet për shkak sukseseve të shpresave të Maqedonisë dhe Vardarit, kur kemi një federatë që SHET BILETA NËPËR KAFENE dhe i ndanë ata me njerëzit e saj. Të q….sha shtetin në të cilin çdo i dyti person i ri është “xhandar” (polic), ndërsa nuk mund të organizojë një ndeshje futbolli, edhe atë në kryeqendrën tonë. Pse gjithçka keni dhj…..rë?

 

Leave a Reply